IKShPK pas njoftimit të rasteve të sotme, ku u konfirmuan edhe 836 raste pozitive me Co vid, thotë se shifrat e sotme paraqesin numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim.
Në 24 orët e fundit kanë vd ekur edhe dhjetë pacientë nga ky vir us.
“Vetëm në Prishtinë janë raportuar 279 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 10 rastet e vde kjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit”, ka njoftuar IKShPK-ja.
Sipas IKShPK-së, numri i rasteve pozitive dhe vde kjeve nga Co vid-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.
“Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij vi rusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore. IKShPK-ja përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pan demia Co vid-19”, theksohet në apelin e këtij instituti.
IKShPK-ja jep pesë këshilla në lidhje me situatën aktuale me pan deminë Co vid.
“1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme; 2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike; 3. Ndalimi rigoroz i tubimeve; 4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike; 5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës”, thuhet në mesazhin e IKShPK-së.