Pas disa ditë mungesë, konkurrentja kthehet në program me një rrëfim prekës “Më dhemb shpirti”
Pas disa ditë që kishte munguar në program, Ana Lleshi është rikthyer në “Për’puthen”.
Ishte Bora ajo që zbuloi se Ana ka munguar për shkak se kishte përkujtimin e vdekjes së babait të saj dhe Ana është përlotur.
Pjesë nga biseda:
Bora: Ana si kanë qenë këto ditë për ty.
Ana: Në fakt po shpresoja mos të më pyesje. Di të them Bora që e përjetova njësoj sikur të kishte ndodhur pardje. Unë nuk kam shumë kujtime me të, ndoshta kjo është arsyeja pse e përjetoj shumë.
Nuk do doja që njerëzit të ishin të përjetshëm, sepse nuk ekziston thjesht do doja të mos ndieja kaq shumë dhimbje. Thjesht më dhemb shpirti, kaq mund të them.
Bora: Do doje që ai të kishte qenë pranë fëmijërisë tënde?
Ana: Edhe tani që jam kaq, mendoj se nuk ka rëndësi sa vjeç je…
Bora: Unë di një pjesë të historisë tënde dhe e di që ke kaluar shumë vështirësi.