Ditën e sotme ishte puntata e fundit e këtij sezoni të “Shqipëria live”.

Emisioni është mbyllur me një njoftim nga moderatorja Erjona Rusi, e cila ka lajmëruar se nuk do jetë sezonin e ri në krye të këtij programi.
“Për arsye pak personale dhe pak shëndetësore, sezonin e ardhshëm nuk do të jem më në Shqipëria Live”, tha Erjona duke shtuar se sa e vështirë ishte për të ta bënte këtë njoftim.