Të mërkurën parashihet ta mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të kufizuara mund të sjellin reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit.