Këngëtarja e njohur Teuta Selimi është rikthyer me bashkëshortin ndonëse pak javë më parë u publikua lajmi se e kishte denoncuar atë dhe vëllanë e saj për dhunë.
U deklarua se këngëtarja ishte goditur me grushte në kokë nga bashkëshorti, ndërsa më pas ishte dhunuar edhe nga i vëllai për shkak se kishte denoncuar të shoqin për dhunë.
Por një detaj i ri u bë me dije në emisionin “Kosova Today”. Ku u tha se nga burime të afërta me Selimin është mësuar se çifti është bashkë.
“Njerëz pranë artistes deklarojnë që janë rikthyer dhe Teuta i ka dhënë një shans tjetër bashkëshortit e tani janë duke jetuar së bashku”- thotë ai.