Këngëtari kanadez Justin Bieber pati një debat të ashpër me paparacët që e takuan në Malibu.
Videoja po qarkullon në rrjetet sociale dhe shumë fansa janë të shqetësuar për shëndetin e tij mendor.
Para së gjithash, ai u tha atyre të largoheshin prej tij dhe të mos e pyesnin më: “Çfarë ke?”. Ai shtoi se nuk ka frikë të vendosë kufij dhe u kujtoi atyre se janë në pronë private.
“M’u largoni nga fytyra, largohuni nga makina. Nuk kam frikë të vendos barriera. Jeni në një pronë private”, u thoshte ai atyre.
“Jam baba i një djali. Kam një familje të vërtetë. Do të vendosim sot barriera”, u thoshte artisti atyre.