Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka dënuar kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli.
Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kërcënimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme pavarësisht prej nga vijnë ato.
Nnëkryetarja e LDK’së, ka thënë se kërcënimi ndaj gazetarit Fidan Jupolli është cenim drastik i punës dhe lirisë së mediave.
“Ne duhet të krijojmë ambient ku gazetarët ndihen të lirë të kryejnë punën e tyre pa presion, si parakusht themelor për demokracinë në vend. Mediat janë pararojë e shoqërisë së lirë, andaj ftoj organet e rendit që t’i identifikojnë kërcënuesit dhe t’i sjellin para drejtësisë”, ka shkruar ajo.