Rrjeti është çmendur sonte kundër Olta Gixharit. Kjo pasi, opinionistja nuk e ka kritikuar Edin për fjalorin e përdorur kundër Sarës por, e ka lavdëruar për kërkim faljen që e bëri Edi pasi u shfaq video me përmbajtje ofenduese brenda shtëpisë.
Shikuesit në rrjetet sociale janë duke e “bluar” Gixharin me komente negative. Siç duket komenti i saj i ka irrituar tejmase.
Olta Gixhari e ka e përgëzuar Edin për sjelljen e tij pas fjalëve ofenduese.
Ajo i thotë “bravo” për kërkim faljen që i bëri Edi Sarës pas shfaqjes së videos.
Madje është bërë viral edhe komenti i Xuxit, i cili i thotë “Olta ke dështu sonte. Im sorry baby”, shkruan Insajderi.
Por, pas përfundimit të diskutimit lidhur me këtë skenë, Gixhari u sqarua me opinionin duke pretenduar se nuk e ka mbrojtur Edin.
“Dua të sqarohem sepse aty jashtë kam dalë sikur kam mbrojtur Edin, të dashur teleshikues kthejeni dhe shikojeni, e thash që është e pafalshme ajo që ka bërë, fjala që ka thënë. Një mashkull ta kap në moral një femër nuk mund të ndodh, por ky spektakël që duhet të jep një mesazh, nuk mund ta gozhdojmë të gjithë Edin dhe ta çojmë në një gjendje psikologjike të rënduar psikologjike. Por nga kjo histori, desha të nxjerr diçka pozitive, sepse ai djalë kërkoi falje. Unë nuk mund të jem asesi pro një dhunuesi”, u shpreh Olta Gixhari.