Aktorja, Olta Gixhari, ka publikuar së fundmi disa fotografi të reja nga udhëtimi i saj në Romë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
E veshur me një kostum të bardhë elegant – me pantallona të gjera dhe një bluzë të shkurtë ‘crop top’ me lidhëse në pjesën e përparme.
Me flokë të lëshuara dhe një grim natyral që thekson bukurinë e saj, Olta ka sjellë një kombinim të thjeshtësisë dhe sensualitetit, duke u komplimentuar nga ndjekësit për stilin dhe pamjen e saj elegante.

