Gjatë ditës së sotme (e shtunë) qindra fansa të këngëtarit dhe banorit të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli janë mbledhur jashtë mureve të shtëpisë së famshme.
Në disa pamje që po qarkullojnë në rrjete sociale dhe media në Shqipëri shihen shumë persona që po brohorasin emrin e tij për të treguar mbështetjen e tyre për Luizin.
“O Luiz o kampion gjithë Shqipëria ty të do”, kanë thirrur një zëri personat që ishin bërë bashkë dhe po qëndronin pranë shtëpisë së BBVA.