Problemet me gjumin pesëfishojnë rrezikun për sulm në tru.
Gërhitja, lëvizja dhe rrotullimi, dremitja për një kohë të gjatë përgjatë ditës, zgjimi gjatë natës dhe gjumi shumë pak apo edhe shumë, të gjitha kontribuojnë në gjumin me cilësi të dobët dhe mund të rrisin rrezikun për sulm në tru.
Këtë e tregon studimi i ri i publikuar në revistën “Neurology”.
Një arsye mund të jetë ndikimi i gjumit të shkurtër dhe të fragmentuar dhe çrregullimeve të gjumit si apnea e gjumit në aftësinë e trupit për të rregulluar metabolizmin, presionin e gjakut dhe inflamacionin, të cilët janë të gjithë faktorë rreziku për sulm në tru, ka thënë Phyllis Zee, drejtor i Qendrës “Circadian and Sleep Medicine” në shkollën mjekësore të Northwesternit.
Rezultatet treguan se njerëzit që flinin mesatarisht më pak se pesë orë në natë kishin tre herë më shumë gjasa për të pasur një goditje në tru sesa ata që flinin shtatë orë, minimumin e rekomanduar për të rriturit. Nga ana tjetër, gjumi për më shumë se nëntë orë në natë ishte i lidhur me një rritje të dyfishtë të rrezikut të goditjes. Njerëzit që gërhisnin kishin 91% më shumë gjasa të kishin pësuar një goditje në tru. Dremitja ishte po ashtu një faktor rreziku pasi njerëzit që dremitnin mesatarisht më shumë se një orë në ditë kishin 88% më shumë gjasa të pësonin një goditje.