Një person në Podujevë ka raportuar në polici se është kërcënuar nga një i dyshuar, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Sipas raportit policor, i dyshuari e kërcënoi viktimën nëpërmjet telefonit, teksa nuk janë bërë të ditura motivet e këtij rasti.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore” thuhet në njoftimin policor.