Pavarësisht se kush shkakton aksident trafiku në pjesën e përparme, shoferët e automjeteve presin që airbagët apo “jastëkët” mbrojtës të aktivizohen. Kjo është e domosdoshme që shoferi të shpëtojë me lëndime më të lehta në aksidente që mund të jenë tragjike.
Mirëpo, kjo nuk ndodh gjithmonë.
Janë disa raste që airbagu nuk aktivizohet, me ç’rast rreziku mund të jetë evident, ka shkruar Dolmanlaw.
Hapja apo aktivizimi i airbagut mbështetet në disa faktorë të ndryshëm, duke përfshirë shpejtësinë e përplasjes (aksidentit), automjetet e përfshira, dizajnin e sistemit të airbagut dhe vendndodhjen e sensosrëve të përplasjes.
Por, airbagët nuk janë krijuar për t’u hapur në çdo situatë. Në disa aksidente, është më mirë nëse airbagët tuaj nuk hapen. Nëse përfshiheni në ndonjë aksident si më poshtë, mos prisni që airbagu të aktivizohet.
Aksidente të vogla në pjesën e përparme.
Aksidentet që përfshijnë goditjen e kafshëve të vogla si ketrat, qentë dhe drerët.
Aksidentet që përfshijnë goditjen e një tabele ose bllok parkimi.
Përplasjet që ndodhin nga goditja e gropave, gungat e shpejtësisë ose zhavorri e të tjera.
Prodhuesit e veturave filluan vendosjen e airbagëve nga mesi deri në fund të viteve 1980. Qëllimi ishte i qartë: të evitoheshin lëndimet e rënda apo vdekjet nga aksidentet.