Ndonëse nuk njiheshin me parë, Alby dhe Kaderi u bënë mikesha në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Dyshja e nisen miqësinë ngadalë, duke e shndërruar në një të lakmueshme nga banorët e tjerë, raporton Indeksonline.
Mirëpo, udhëtimi i tyre në “BBVK” nuk ishte deri në fund të emisionit dhe, si çdo miqësi tjetër, edhe kjo e Albyt me Kaderin ngjalli interesim për fansat.
Ndonëse nuk u panë në shumë dalje jashtë shtëpisë, ato dyja po mbajnë kontakt, njëra në Kosovë e tjetra në perëndim.
Fansat e kanë pyetur Kaderin nëse kjo e fundit flet akoma me Albyn dhe Kaderi është përgjigjur: “Mundohemi me mbajtë kontaktin shumë edhe pse kuptohet, diferenca e orës ndërmjet shteteve e bën të veten”.
