Këngëtarja Semi Jaupaj me anë të një postimi në rrjetet sociale tregon se fjalia që dëgjon më së shumti kohët e fundit është “Semi je dobësuar shumë”.
Këngëtarja pohon se është e vërtetë që është dobësuar ndërsa thotë se lëvizja e peshës ndonjëherë ndodh pa dëshirë.
“E di që jam dobësuar, minimumi e shoh te rrobat që më rrinë të mëdha. Ndonjëherë ndodh pa dëshirë lëvizja e peshës”, thotë Semi.
Më tej ajo shprehet se nuk është mirë që të vihet në dukje qoftë dobësimi, apo shëndoshja.about:blank
“Nuk është shumë mirë të vihet aq shumë në dukje si për je e dobët ashtu edhe për je e shëndoshë”, shton ajo.
Megjithatë, në fund të shkrimit të saj ajo citon se nuk e bezdis fakti që është dobësuar, duke e shoqëruar me një zemër të bardhë.