Një 28-vjeçare, e cila ishte 5-muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë
si pasojë e koronavirusit në Shqipëri.
Viktima është identifikuar si E.Dalipi, e cila prej një jave ishte e infektuar
me koronavirus.
LEXO EDHE:
Dridhet toka në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë
Burime bëjnë me dije se fillimisht ka qëndruar në shtëpi pasi kishte frikë të
mjekohej sepse mendonte që do të dëmtonte fëmijën.
Më pas, me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore është shtruar në Infektiv
ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, pastaj e kanë kaluar në
reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës.
Në momentin kur është kryer ndërhyrja për ti hequr fëmijën, 28-vjecares i
nisi hemorragjia dhe mjekët e kishin të pamundur që të shpëtonin jetën e
foshnjes.