Sekretarja për media e politikanit të burgosur rus, Aleksei Navalny, ka thënë më 6 shkurt, se kritiku i Kremlinit është dërguar në izolim pesë ditë më parë, për arsye të panjohura.
Sipas Kira Yarmyshit, Navalny do të qëndrojë në izolim për 10 ditë.
Kjo është hera e 26-të që ai i është nënshtruar masës së izolimit, prej burgosjes, tre vjet më parë