Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë gati për të sulmuar vendet e Aleancës brenda pesë vitesh.
Gjatë një fjalimi në Londër në organizatën “Chatham House”, Rutte bëri thirrje për rritje të ndjeshme të shpenzimeve ushtarake nga ana e vendeve anëtare.
“Në terma të municioneve, Rusia prodhon në tre muaj atë që NATO e prodhon në një vit”, theksoi ai, duke shtuar se industria ushtarake ruse po përgatitet të prodhojë 1,500 tanke, 3,000 mjete luftarake dhe 2,000 raketa Iskander vetëm këtë vit. Rutte paralajmëroi se raketat ruse hipersonike mund të godasin kryeqytetet evropiane brenda pak minutash.