Për mbi një vit, katër vullnetarë jetuan brenda një hapësire artificiale të krijuar nga NASA në formë të planetit Mars. Anëtarët Haston, Anca, Ross dhe Nathaan zbarkuan në Tokë dhe treguan se si e përjetuan këtë eksperiencë, duke bërë ditur se kishin për qëllim që të adaptoheshin me jetesën në Mars.
NASA në 2023-n e kishte ndërtuar një habitat 3D si pjesë e eksperimentit për të vëzhguar se si do të jetonin njerëzit në planetin e kuq.
Vullnetarët i rritën perimet e tyre, mirëmbajtën hapësirën, kryen detyra të komplikuara dhe shkruan raporte mbi qëndrimin.
Qëndrimi 378 ditor në këtë habitat ishte një prej misioneve të rëndësishme të NASA-s me qëllim që të kuptohet qartë si do të jetohej në Mars.
NASA i ka shtuar kërkimet për jetesën në Mars, me qëllim që të kuptohet se si do të jetohej atje në të ardhmen.