Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka specifikuar partinë që, sipas tij, meriton ta ketë postin e presidentit të Republikës, ndonëse në disa media u raportua se ai e favorizon PDK-në.
Mustafa, në një prononcim, ka thënë se nuk ka apostrofuar subjekt të caktuar, por ka folur për ndarje sipas fuqisë politike si dhe konsensusin si mundësi te një zgjidhjeje te pranueshme.
“Nuk kemi qëndrim eksplicit si LDK se a pajtohemi qe PDK ta ketë Presidentin. Është çështje e cila duhet te diskutohet dhe të vlerësohet”, është shprehur ai.
Ndërsa, kreu i LDK-së ka thënë se për postin e Vjosa Osmanit si presidente, duhet të ketë konfirmim ligjor.
“… sa i përket Vjosës dhe ushtrimit të pozitës së Presidentit, lypset të sqarohet Kushtetuta. Nuk është çështje politike”, është shprehur Mustafa.