Mustafa për sondazhet, nuk iu besojmë fare përrallave
Rrëzimi i Qeverisë nuk mund të jetë asnjë arsye që LDK-ja të dë mtohet në zgjedhjet e ardhshme sepse Qeveria Hoti nuk e ka shkelur Kushtetutën, kështu ka thënë në një intervistë
Kryetari i kësaj partie Isa Mustafa.
Mustafa tha se në zgjedhjet e parakohshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do të dalin më të mirët. Madje, ai tha se në këtë parti nuk iu besojnë fare përrallave, duke iu referuar sondazheve të fundit që po e nxjerrin Vetëvendosjen si fituese të zgjedhjeve, duke i quajtur të porositura nga kjo e fundit.
Mustafa theksoi se në zgjedhje do të hyjnë me besimin nga qytetarët për programin dhe për punën që ka bërë Qeveria Hoti. “Unë mendoj që rrëzimi Qeverisë nuk mund të jetë asnjë arsye që LDK-ja të dëmtohet në zgjedhjet e ardhshme sepse Qeveria Hoti nuk e ka shkelur Kushtetutën.
Qeveria nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës. Nuk i ka zgjedhur Qeveria Hoti deputetët e Kuvendit të Kosovës. Ata i ka certifikuar një organ krejtësisht tjetër KQZ-ja”, ka thënë Mustafa. “Ata kanë dhënë betimin në Kuvend. Është betuar edhe deputeti të cilit i është kontestuar vota dhe askush në atë kohë nuk ka thënë që ky nuk është deputet dhe nuk ka votë valide. Ka votuar gjithmonë dhe askush nuk ia ka kontestuar votën e tij. Prandaj nuk është kjo çështje e Qeverisë. Është dashur të jetë çështje e Kuvendit dhe e KQZ-së. Dhe në këtë rast vetëm pasojat janë në Qeverinë Hoti sepse rrjedhimisht asaj po i përfundon mandati për një shkak që nuk është pasojë e sjelljes së saj. Sa i përket zgjedhjeve unë jam shumë i bindur që ne do të dalim mirë”, ka thënë Mustafa. “Si LDK nuk iu besoj fare sa përrallave aq iu besoj këtyre sondazheve të Vetëvendosjes dhe të porositura nga ajo.