Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij nuk është marrë vesh me Presidentin, Hashim Thaçi, për dekretin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, transmeton infoline-news.
“S’kemi pasur asnjë marrëveshje me të”, ka deklaruar Mustafa, në një konferencë për media, ku ka kumtuar vendimin e LDK-së për prishjen e koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu, për komentet rreth koronavirusit dhe gjendjes së jashtëzakonshme”, ka thënë Mustafa
Por, Mustafa nuk e ka mohuar fakti se ka zhvilluar një bisedë bashkë me Presidentin e vendit.
Duke thënë se ky i fundit e ka kontaktuar Mustafën për ta kritikuar për masat që nuk po i merr.
“Më është lajmëruar dje, pasi kam bërë një postim në Facebook”, ka thënë Mustafa.
“S’kemi kërkuar në mënyrë eksplicite që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Kam thënë se është opsion që duhet të merret parasysh, që ta përmbyllim këtë situatë”, ka sqaruar kreu i LDK’së