Tash e sa kohë që motra e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rina Lipa, ka filluar një karrierë në modeling.
Kësaj here ajo është fotografuar para aparatit të Anaïs Gallagher, për një fushatë të re luksoze për gjigantin e pijeve “Coca-Cola”.
Pjesë e kampanjës janë edhe Roman Kemp dhe Lady Leshurr.
LEXO EDHE: Lumi sjell këngën ‘E ndalume’
Fusha e quajtur “Open That Coca-Cola”, ka të bëjë me “ndjenjën e papërshkrueshme të pirjes së gllënjkës së parë të pijes Coca-Cola”.
Një sondazh i kryer nga “Coca-Cola” zbuloi se 25 për qind e britanikëve e konsiderojnë shijen e kësaj pije si të papërshkrueshme.
Anaïs gjithashtu kapi influencuesin Saffron Barker, finalistin e “RuPaul’s Drag Race UK”, Tayce dhe aktorin e “It’s A Sin”, Nathaniel Hall për projektin.