Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafiku një grua e kishte goditur me veturë, automjetin e tij, kishte dalë nga vetura dhe e kishte sulmuar viktimën
Viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje në trafik pasi e kishte goditë me veturë viktimën mashkull kosovar, kishte dalë nga vetura dhe e kishte sulmuar fizikisht viktimën, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë