“M’ke rrejt”, kënga më e re e Teuta Selimit dhe Skerdit
Dyshuan njoftuan dje se tashmë kanë gati projektin e ri muzikor.
Teuta Selimi dhe Skerdi ndanë nga një imazh nga klipi teksa zbuluan se kënga do lansohet në ora 18:00
Dhe, dyshja e njohur mbajtën premtimin dhe bashkëpunimi i tyre tashmë mund të dëgjohet në YouTube. “M’ke rrejt”, mban titullin kënga e cila është një baladë e realizuar me videoklip. Ndryshe, ky është bashkëpunimi i parë i tyre.