Titulli i Miss Japonisë do të mbetet vakant për sivjet. Kjo pasi që bukuroshja me rrënjë evropiane që fitoi këtë çmim, Karolina Shiino ka hequr dorë nga kurora e më të bukurës.


Një revistë lokale ka publikuar lidhjen e saj me një doktor të martuar.
Organizatorët kanë thënë se ajo ka rrëfyer se e ka ditur për martesën dhe familjen e burrit.

Missi ka kërkuar falje dhe ka hequr dorë nga kurora.