![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Një problem mjaft i shpeshtë, sidomos për personat të cilët bartin syze është mjegullimi I syzeve si pasojë e bartjes së maskës.
Në artikullin më poshtë, mund të gjeni disa nga truqet, të cilat ju ndihmojnë të shmangni dhe parandaloni mjegullimin e syzeve si pasojë e bllokimit të ajrit brenda maskës.
LEXO EDHE:
Gjendja me Covid19: Kush mund të hyjë në Zvicër dhe kush duhet të karantinohet?
Sigurohuni që maska ju përshtatet- hapi më I rëndësishëm për të parandaluar një problem të tillë është gjetja e një maske të përshtatshme për juve. Nëse maska është e lirshme, ajri dhe lagështia mund të jetë arsyeja që ju mjegullohen syzet.
Zgjedhni një maskë fleksibile– ajo çfarë ju duhet të parandaloni mjegullimin e syzeve është gjetja e një maske, e cila ka brezin e hundës, të lirshëm dhe fleksibil. Me këtë ju mund të manovoroni dhe maska të marrë formën e hundës, për të shmangur hyrjen e ajrit nga maska në regjionin e syve.
Përdorni sapun në syze– mund të mos ju duket normale, por po sapuni I lëngshshëm I enëve funksionon. Provoni të fërkoni pak sapun të lëngshëm në syze për ta zvogëluar tensionin sipërfaqësor dhe ndalimin e mbledhjes së ujit. Pas aplikimit të sapunit të enëve, lëreni pak kohë që të thahet dhe të përshtatet me syzet.
![](https://k51.fd0.myftpupload.com/wp-content/uploads/2020/07/social-1024x512.jpg)
Shtoni një shtresë maskës për të thithur lagështinë– një mënyrë e shkëlqyeshme për të thithur lagështinë është të vendosni diçka brenda maskës. Një pecetë e hollë, apo letër brenda maskës mund ta thith lagështinë e tepërt dhe ju të mos e keni një problem të tillë.