Të enjten, më 15 shkurt, Vogue njoftoi se Jennifer Lopez, Zendaya, Bad Bunny dhe Chris Hemsworth do të jenë bashkë-prezantuesit zyrtarë të Met Gala 2024, së bashku me Anna Wintour e cila ka qenë mikpritëse e ngjarjes për dekada.
Gala e këtij viti më 6 maj do të festojë modën ‘vintage’ dhe përrallat e vjetra me temën “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës”. Njoftimi zbuloi gjithashtu kodin zyrtar të veshjes: “Kopshti i kohës”.
Fansat ishin veçanërisht të emocionuar kur dëgjuan se Zendaya, 27 vjeçe, ishte zgjedhur për të prezantuar, pavarësisht se nuk kishte marrë pjesë në ngjarjen e madhe të modës që nga viti 2019.