Mesazhi kër/cënues për Donaldin dhe Beatrix, familjarët e Einxhel kërkojnë ndjesë publikisht
Sonte pritet të eleminohet nga shtëpia e BBV njëri nga tre të nominuarit e që janë: Einxhel, Donald dhe Beatrix.
Pas situatës që u krijua ku si pasojë e një zinxhiri shpëtimi Dagz u eleminua, Einxhel ka fajësuar Donald dhe Trixën dhe është shprehur se nuk do të falë çiftin që nuk shpëtuan Dj duke ua kujtuar se ata ishin të afërt dhe miq të mirë me të.
Pak ditë më vonë një postim kër /cënues për aktorin Donald Veshaj dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj u publikua në rrjetin social “Instagram”, të Einxhël Shkirës.
Mesa duket një fans i moderatores ka bërë një postim që nënkupton se ajo do t’ia dalë të nxjerrë nga shtëpia dy artistët.
Postimi në “InstaStory” është fshirë shumë shpejt por jo aq sa të mos kapet nga ndjekësit dhe shpërndahet kudo.
Në një sqarim, familjarët e Einxhel kërkojnë ndjesë dhe shprehen se ka qenë veprim i një ndjekësi që ishte angazhuar së fundmi në postimet për moderatoren.