Mërgimtari s’mund t’i mbajë lotët kur pyetet për kë e ka marrë malli
Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 dhe mbyllja e kufijve me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit, ka bërë që shumë mërgimtarë të mos mund të vijnë në vendlindje, si çdo verë.
Një gjë e tillë ka bërë që shumë mërgimtarë t’i marrë malli për Kosovën.
Mallin për vendlinjen s’ka mundur ta fsheh dot as një kosovar që jeton në Zvicër e i cili është pritur në Merdare nga gazetarët dhe është pyetur nëse e ka marrë malli për Kosovën.
Me sytë plot lotë, ai ka thënë se e ka marrë malli ta pi vetëm një ‘machiato’ të Kosovës.
“Sa tdush, për krejt”, ka thënë mërgimtari mes lotësh, duke mos mundur ta vazhdojë intervistën.
Sa t'ka marre malli per Kosoven?
Une tu i numru dite deri n'pushim. pic.twitter.com/pYylqca0WI— 𝔜𝔩𝔩𝔲𝔪𝔦𝔫𝔞𝔱𝔦 (@Ylluminat) July 15, 2021