Mërgimtari pë/rplaset ashpër me policin: Pse po m’dë/non, ku është radari?
Rastet kur shoferët pë/rplasen me patrullat e policisë së trafikut rrugor, nuk janë edhe të rralla në vendin tonë.
Ja një video ku shihet një debat i fortë, mes një shoferi dhe një polici lidhur me pretendimet për vozitje të shpejtë.
Biseda mes tyre, për pak sa nuk ka eskaluar në për/plasje fizike. Siç shihet në pamje, vozitësin që ishte mërgimtar, e ka ndaluar policia për shkak të shpejtësisë.
Shoferi, që sipas medias lokale, është mërgimtar, pretendon se nuk ishte shpejt, polici rrugor shprehet i bindur se shoferi ka bërë kundërvajtje, dhe derisa shoferi i nervozuar i flet, polici plotëson fletën e gjo/bës.
I gjithë inci/denti raportohet se ndodhi në Pozheran të Vitisë, natën e 23 janarit, kur shoferi me inicialet Sh. S., i cili teksa po udhëtonte në rrugën kryesore të fshatit ndalohet nga dy zyrtarë policorë që ishin duke patrolluar në ato momente.
Raportohet se për/plasja erdhi pasi mërgimtari që erdhi nga Holanda, asesi nuk e pranonte se bëri ndonjë kundërvajtje në trafik.
Për më shumë shihni videon: