Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha të shtunën se Qeveria do ta mbyllë rrjetin social TikTok për një vit, duke e fajësuar atë për nxitje të dhunës dhe bullizmit, veçanërisht midis fëmijëve.
Kryeministri Edi Rama, duke folur në një takim me mësues dhe prindër, tha se TikTok “do të jetë plotësisht i mbyllur për të gjithë. … Nuk do të ketë TikTok në Republikën e Shqipërisë”. Rama tha se mbyllja do të fillojë diku vitin e ardhshëm e do të zgjasë një vit.
TikTok në një përgjigje me email të shtunën ndaj një kërkese për koment kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të therur me thike.
Kompania tha se “nuk kishte gjetur asnjë provë që autori ose viktima kishte llogari TikTok dhe raportet e shumta kanë konfirmuar në fakt videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”, shkruan Associated Press.