Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e mbi 96 për qind të votave në Komunën e Fushë Kosovës.
Sipas rezultateve të deritashme, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 45.59 për qind të votave, përcjell Insajderi.
Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.32%.
E treta vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 19.44% duke pasuar me Partinë Liberale Egjiptiane me 3.11%.
Në këtë komunë, AAK ka marrë 2.70% ndërsa Koalicioni për Familje 2.67%.