Leonora Jakupi dhe Jehona Sopi siç duket kanë një raport më shumë se kolege prej vitesh.
Leonora dhe Jehona e kanë treguar edhe në media se kanë një shoqëri shumë të mirë së bashku derisa edhe kohën e ndajnë me njëra-tjetrën.
E këtë e kanë treguar edhe përmes fotografisë së fundit që Leonora e ka ndarë me ndjekësit në storie.
Këngëtaret shihet se kanë pozuar afër njëra-tjetrës derisa kanë qenë në një sallon bukurie dhe sipas imazhit duket se kanë pozuar pa makijazh por kanë vendosur një filtër të rrjetit social snapchat.
LEXO EDHE: Motra e Dua Lipës, bëhet imazh i fushatës së re të pijes “Coca-Cola”
Ndryshe, Jehona Sopi ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor dhe arsyeja e kësaj sipas këngëtares ka qenë përkushtimi ndaj familjes.
Theksojmë se, kënga e fundit është “Jena Dasht” lansuar një vit më parë.
Kurse, Leonora Jakupi ka të realizuar së fundi projektin “Luj Luj” të xhiruar para festave të fundvitit.