Gjykata Themelore në Ferizaj të hënën, më 29 korrik, e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit.
Ndërsa, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vite burgim.
Në seancën ku është shpallur aktgjykimi nga trupi gjykues prezent kanë qenë edhe prindërit e të ndjerës Marigona Osmani.
Ata, shihen duke u larguar nga seanca pasi gjykata dënoi me burgim të përjetshëm, të akuzuarin Dardan Krivaqën për vrasjen e vajzës së tyre, Marigonën.