Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, është deklaruar lidhur me krizën e prodhimit të energjisë elektrike.
Bajrami, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se KOSTT s’e ka publikuar fare ngarkesën ditore, duke aluduar se kjo ka ndodhur meqë “kanë marrë urdhra nga lart”, shkruan Insajderi.
“Sot, në KEK funksionon vetëm blloku A3, me kapacitet 110 MW. KOSTT nuk ka publikuar fare ngarkesën ditore, me gjasë dje kanë marrë vërejtje nga “lart”. Asnjëri prej atyre që e quajnë veten ministra nuk thanë asnjë fjalë sot për energjinë”, tha ndër të tjera Bajrami.