Netflix po krijon një serial televiziv mbi ish-presidentin amerikan John F. Kennedy, zbulon Variety.
Sipas burimeve, seriali do të konkurrojë bindshëm me atë “The Crown” në Netflix, që kishte në fokus jetën e mbretëreshës Elizabeth II, nga ngjitja në fron pas vdekjes së të atit, mbretit George VI te një portret më intim i saj, përballja me dashurinë e ndaluar të së motrës e deri te prezantimi në familje i Lady Diana-s.