Një 37-vjeçar nga Kosova mësohet se ka sulmuar dhe e ka plagosur me thikë gruan e tij në Pongau mbrëmjen e së shtunës.

Pas veprës ai është larguar nga banesa në të cilën jetonin së bashku.
“32-vjeçari ka telefonuar në numrin e urgjencës dhe ka treguar për rastin e ndodhur, ka thënë policia austriake, raporton “Krone Zeitung”.
Më të arritur policia dhe emergjenca në vendin e ngjarjes, gruaja u dërgua në Klinikën Schwarzach nga Kryqi i Kuq.
Disa orë më vonë burri u kthye në banesën e tij dhe aty u arrestua nga policia.
Prokuroria publike ka urdhëruar që shtetasi kosovar të transferohet në burgun e Salzburgut.