Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se kërkesa e mandatarit për kryeministër, Albin Kurtit, të miratohet që seanca plenare për formimin e Qeverisë të mbahet më 3 shkurt.
“Ne sapo e përfunduam një mbldhej të shpejtë të kryesisë të Kuvendit, z.Kurti i është drejtuar kryesisë sonë me një kërkesë për paraqitjen e qeverisë së ardshshme, e ka kërkuar datën 3 shkurt ora 11. Kryesia vendosi të njejtën.
Mbledhja e ardhshme , seanca plenare të mbahet me 3 shkurt në ora 11”.
Konjufca ka thënë se nuk është koha e dorëheqjeve dhe por e emërimeve. Ai shtoi se askush nuk mund ta ndal formimin e Qeverisë Kurti.
“Unë jamë shumë optimist që marrëveshja do të bëhet dhe askush nuk mund ta ndal formimin e Qeverisë Kurti. Këtë po presin qytetarët të cilët votuan më 6 tetor”, shtoi ai./IO/