Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që t’i ndajë nga 150 deri 350 euro ndihmë për qytetarët e kësaj komune që janë të infektuar me Co ro na vir us.
Në njoftimin e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Mitrovicë thuhet se me iniciativë të asamblistit Lorik Maxhuni për përkrahjen financiare të personave të infektuar me CO VI D- 19, sot në seancë të jashtëzakonshme është marrë vendimi që të gjithë anëtarët dhe familjet e prekur nga CO VI D-19 të përkrahen me nga 150 deri në 350 euro.
LEXO EDHE: Humbë jetën zyrtari i Komunës së Prizrenit
Kjo ndihmë financiar do të ndahet edhe për familjet që kanë humbur personat e tyre më të dashur si pasojë e CO VI D-19.
“Partia Demokratike e Kosovës dhe grupi i asamblistëve falënderon të gjitha subjektet politike në Vushtrri për mbështetjen e kësaj iniciative”, thuhet në njoftim.