Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, njofton se punëtori i Komunës së Prizrenit, Zeqir Xhaferi, ka humbur betejën me kor ona viru sin.
Në postimin e publikuar në profilin e tij, kryetari Haskuka shkruan se Zeqir Xhaferi do të kujtohet si njeri i urtë e punëtor.
LEXO EDHE: Gjendje jo e mirë: Gjermania regjistron 12,332 raste
Postimi i tij i plotë:
Me pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të kolegut tonë shumë të respektuar Zeqir Xhaferi, i cili më shumë se dy javë ishte duke u ballafaquar me vir usin CO VI D-19 dhe pasojat e kësaj sëmundjeje nuk e lënë që ai të kthehet përsëri pranë nesh.
Bacën Zeqë do të përkujtojmë gjithmonë si një njeri të urtë, punëtor dhe të respektuar. Ne e humbëm një koleg të përkushtuar dhe të motivuar, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë si një ndër punëtorët më emblematik të Komunës së Prizrenit.
Me këtë rast dua t’i përkujtoj punëtorët e Kujdesit Parësor Shëndetësor, të cilët ndërruan jetë në ballafaqim me vir usi n Co vi d-19, z. Bashkim Qolloperku, z. Lulzim Kolgjeraj, dhe z. Nait Babuna.
Ngushëllime të gjithë kolegëve, familjarëve dhe miqve!
Zoti i mëshiroftë, qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!.