Kryetari i komunës se Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur sot në takim vogëlushin i cili e dorëzoi në polici një shumë të humbura parash, rreth 2,500 euro.
Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, e ka falënderuar për aktin e tij shëmbullor, duke e shpërmblyer për gjestin e tij
“Për këtë vepër bujare, një dhuratë nga ne, duke mbuluar të gjitha shpenzimet që nevojiten për vitin e ri shkollor 2024/2025.Sa shumë kemi nevojë për njerëz si Blearti! Të lumtë”, ka shkruar ai.