Meriton Mjekiqi nuk gjen paqe në jetën e tij private. Viti i fundit ka qenë një vit që ka sjellë ndryshime në karrierën e tij, por edhe në jetën private. Pas asaj që dukej si dashuri e vërtetë me Ilnisën, ai menjëherë u hodh në krahët e një tjetër femre.
Meriton Mjekiqi në një intervistë është pyetur edhe për romancën e re që përflitet se e ka nisur me një modele. “Romancë e re me modelen Iren?”, u pyet moderatori, ndërsa tha: “Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se kush është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.
Por vetëm pak javë pasi konfirmoi këtë raport duket se gjithçka është mbyllur dhe historia mes reperit kosovar dhe Iren tashmë i përket të shkuarës. Pak muaj më parë shkruam për një tjetër romancë që moderatori ka nisur në Tiranë. Tashmë, ardhjet e tij në kryeqytet nuk janë më për Ilnisën, ndaj veç punëve që mund të ketë, çështjet e zemrës e sjellin Meritonin në Tiranë.