Kim Kardashian është akuzuar sërish se ka kopjuar stilin e gruas së re të Kanye West, Bianca Censori.
Themeluesja e “SKIMS”, 43 vjeçe, bëri krahasime me arkitekten Yeezy, 29 vjeçe, pas fotografive të reja që publikoi në Instagram.
Në foto, një bionde Kim – e cila aktualisht është në New York me vajzën North – shihet duke dalë nga një treg ushqimor në Los Angeles me një triko të bardhë dhe gete të ngjashme.

Veshja e ngushtë ia nxirrte në pah linjat e bujshme trupore teksa shëtiste nëpër parkingun e dyqanit.
Veshja dukej jashtëzakonisht e ngjashme me kombinimet e guximshme të trikove dhe getave të bëra të famshme nga Bianca.
