Këto janë temperaturat për sot
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se e diela do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.
Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, por që shtrirja e tyre si zakonisht nuk do të jetë uniforme për shkak të specifikave gjeografike që ka vendi ynë.
https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/Commercial-Event-Instagram-Post-in-Black-and-White-Neon-Pink-Bold-Gradient-Style.png
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë ngrica, prandaj ngasësve të automjeteve ju rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s.