Humbja e peshës gjithmonë mund të jetë e vështirë.
Ne të gjithë e dimë se ushtrimet mund të ndihmojnë të humbni kategori, që shkon dora e dorës me humbje të peshës.
Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë në Britani të Madhe thotë se një dietë e shëndetshme e kombinuar me ushtrime mund t’ju ndihmojë t’i arrini synimet.
Pos kësaj, nëse ushtroni rregullisht mund t’ju ndihmojë edhe në shëndetin e zemrës e shëndetin mental, thonë studimet.
Stërvitjet e lehta kanë treguar se zvogëlojnë rrezikun nga vdekja.
Mjekë thonë se kurrë nuk është tepër vonë, që të nisni me stërvitje.
Nëse nuk keni dëshirë të vraponi në trakën e vrapimit, atëherë ekspertët thonë se do të jetë përfituese nëse merreni me ndonjë sport.
Këto pesë sporte ju ndihmojnë të digjni shumë kalori, nëse i praktikoni vetëm një orë në ditë.
Noti
Ekspertët në Klinikën Mayo thonë se jeni duke humbur shumë nëse nuk bëni not rregullisht.
Mund të digjni deri 800 kalori në orë varësisht nga pesha e juaj, ritmi që notoni dhe përkushtimi i juaj.
“Uji është 800 herë më i dendur sesa ajri. Do ta keni një stërvitje kardio dhe të rezistencës të kombinuar, nëse bëni not. Është një stërvitje perfekte, pasi do të ketë edhe më pak konsum në nyjat tuaja”, thonë ekspertët.
Noti është po ashtu mënyrë shumë e mirë për ta ulur nivelin e stresit dhe mund po ashtu të jetë aktivitet social, thonë shkencëtarët.
Parkuri
Sportisti Ed Scott tregon se mund të djegësh deri 850 kalori në vetëm një seancë të parkurit.
Parkuri është arti për të arritur nga pika A deri në pikën B, duke kaluar pengesat në mënyrën tuaj dhe duke e bërë me një dhunti të caktuar.
Scott, që është një britanik që merret me parkur, tregon: “Parkuri është mënyra e mirë për të stërvitur, pasi e përfshin gjithë trupin, qartë se këmbët përdoren më së tepërmi pasi duhet të vraposh, kërcesh dhe ulesh, por kur të bie të ngjitesh apo mbahesh, është mirë të keni bazë të mirë dhe forcë të duarve, për të ndihmuar që të bëni manovrat për të arritur nga pika A në pikën B”.
Jo vetëm kjo, por por Ed thotë se përgjatë viteve stërvitje, grupet kryesore të muskujve të tij janë zhvilluar dhe eshtrat e tij janë forcuar.
Vrapimi
Mund të mos jetë ajo që doni të dëgjoni, por vrapimi është një prej stërvitjeve më të mira për të djegur kalori.
Doktori Wayne Osborne ka treguar se vrapimi mund të djegë 465 kalori për vetëm 30 minuta.
Kjo natyrisht se dallon varësisht nga ritmi me të cilin vraponi.
Është stërvitje shumë e mirë, që të ndihmon për shëndetin e zemrës dhe po ashtu forcon muskujt në këmbë, trup e duar.
Kështu që aplikoni.
Kikboksi
Mund të duket e rrezikshme për ju që të ngjiteni në ring, ekspertët thonë se kikboksi është sport që mund të ndihmojë të digjni deri 860 kalori në orë.
Gabbi Berkow, një trajnere personale dhe nutriciste, thotë se kjo do t’u ushtrojë trupin e do të ketë ndikim edhe në këmbët tuaja.
Studimet po ashtu kanë treguar se mund t’u përmirësopjë kardion, fuqinë, shkathtësinë, balancin, koordinimin, ushtrimet e pjesës së epërme të trupit dhe fuqinë aerobike.
Kanotazhi
Kanotazhi është një aktivitet i jashtëm – por nëse nuk keni merak për ta parë veten duke e bërë këtë në lum apo liqen, atëherë shumë palestra kanë edhe pajisje të kanotazhit.
Duke folur për “Women’s Health”, Berkow ka thënë se kjo stërvitje mund t’u djegë deri 713 kalori në orë, nëse e vendosni pajisjen në 150 watt.
Këto pesë sporte mund t’u ndimojnë të digjni kalori, e që çojnë në humbjen e peshës.
Mirëpo, sportet tjera, si ngritja e peshave, po ashtu nuk mund të përjashtohen.
Ekspertët më herët kanë zbuluar se ngritja e peshave për tri sekonda në ditë mjafton për të ndërtuar muskujt.