![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Ky vit thuajse bllokoi industrinë e muzikës për një kohë të shkurtër, artistët shqiptarë ishin ata që nuk hoqën dorë nga pasioni i tyre për prurje të reja.
YouTube vazhdon të cilësohet si njësia matëse e sukseseve, ku me anë të saj mësojmë se artistët shqiptarë u bëjnë konkurrencë bindshëm atyre ndërkombëtar.
LEXO EDHE: ”Ne nuk festuam kurrë bashkë!” Stresi dhe Keisi emocionojnë me urimet
“PP”, “Malli”, “Panorama”, “Edhe ti” dhe “Angst” janë 5 këngët të cilat janë dëgjuar më së shumti nga publiku shqiptar gjatë vitit 2020.
![](https://infolinenews.com/wp-content/uploads/2024/05/440041838_18084124912450355_3946911477327128733_n.jpg)
Një bashkëpunim i cili radhitet si i pari në këtë listë vjen nga Mozzik dhe Kida me duetin e tyre “Paranojë/Pishman” të cilët erdhën mjaft fuqishëm duke grumbulluar 52 milionë klikime për 6 muaj.
Kidda është një nga artistët i cili sigurohet që gjithmonë të sjell diçka interesante dhe thuajse asnjëherë deri tash nuk ka dështuar, projekti i titulluar “Malli” grumbulloi 40 milionë klikime teksa erdhi më ndryshe nga tjerët ngase ishte një këngë kushtuar dashurisë.
Dyshja e famshme Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj u rikthyen edhe këtë vit me një ‘superhit’ veror “Panorama”, e cila u dëgjua thuajse gjatë gjithë kohës kështu duke grumbulluar 44 milionë klikime për vetëm 6 muaj.
Në vendin e 4 radhitet Tayna dhe Mozzik me bashkëpunimin e tyre “Edhe ti” , i cili u pëlqye shumë nga publiku shqiptar ku edhe mblodhën 37 milionë klikime breda vitit.
Në vendin e 5 të kësaj liste vjen Loredana me këngën e saj “Angst”, e cila u pëlqye mjaft shumë thuajse si çdo prodhim tjetër muzikor nga Lori.