Keisi dhe Stresi zbuluan se ende nuk kanë festuar një vit të ri së bashku.
Natën e mbrëmshme me rastin e ndërrimit të viteve, Stresi dhe Keisi publikuan disa mesazhe prekëse për njëri tjetrin.
LEXO EDHE: Arbenita dhe Fero pritën vitin e ri në krahët e njëri tjetrit
Reperi ishte i pari ai që postoi një foto me Keisin ku zbuloi se ata nuk e kanë festuar asnjëherë ndërrimin e viteve së bashku, po që i uron lumturinë e botës asaj.
“E shtrenjtë Keisi të uroj gëzuar. Qofsh e lumtur në vitet e ardhshme! Ti meriton të gjithë lumturinë e botës! Je vajzë shembullore! Unë kam dhe do kem gjithmonë respekt për ty! Ne nuk festuam kurrë bashkë, kështu ishte e shkruar! Por, unë gjithmonë do të kujtoj se më trajtove si mbret!”