Që nga viti 1830, konsumi i pijeve të buta është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me përparimet teknologjike të dekadave të fundit vetëm sa kanë shkuar duke u përkeqësuar gjërat
Ofruesit e kujdesit shëndetësor kanë kuptuar se konsumi i lartë i pijeve të gazuara të ëmbla i takon asaj kategorie të sjelljeve dietike që është identifikuar si një çështje e rëndësishme për t’u trajtuar në parandalimin dhe menaxhimin e obezitetit dhe sëmundjeve të tjera të ngjashme.
1.Në mënyrë të pandërgjegjshme do të ndikoheni në zgjedhjen e ushqimit tuaj
Kur prindërit tuaj ju kanë thënë që të pini qumësht çdo ditë, ata kanë pasur të drejtë pasi që konsumimi i përditshëm i qumështit është burim i proteinave, kalciumit dhe vitaminave të tjera që janë të nevojshme për trupin e njeriut. Nëse ju e zëvendësoni qumështin apo pijet që ju japin vitamina, me Coca Cola, atëherë ju ia ndaloni vetes që të pranoni vitaminat e nevojshme dhe jeni duke konsumuar sheqerin në masë më të madhe se sa është e nevojshme. Për këtë arsye mundohuni që të konsumoni më pak Coca Cola në ditë.
Për arsye se Coca Cola dhe pijet e tjera të buta përmbajnë shumë sheqer dhe acide, ka shumë gjasa që kjo të ketë efekt negativ në dhëmbët tuaj për atë shkak fillon krijohet më shumë kariesi dhe sëmundjet dentare.PH i ulët i këtyre pijeve mund të çojë në shkatërrimin e sipërfaqes së smaltit, ndërsa përmbajtja e lartë e sheqerit besohet që çon në karies të dhëmbëve.
Konsumi i Cola Cola-s dhe pijeve të tjera të buta ka qenë gjithashtu i lidhur me një rënie të densitetit mineral të kockave dhe një rritje të shpeshtësisë së frakturave të kockave si tek të rrituri ashtu edhe tek fëmijët. Fraktura të dorës dhe parakrahut janë gjetur të jenë gjithnjë e më të shpeshta tek fëmijët mes moshës 9 dhe 16 vjet për shkak të pranisë dërrmuese të kafeinës.
Gjithashtu kafeina është identifikuar si një katalizator për rritjen e sekretimit të kalciumit në urinë, e cila është një udhëheqës dhe kontribuues potencial për osteoporozën.