Ed Sheeran është kthyer në skenë, dhe ai po e luan mirë.
Këngëtari, 32 vjeç, performoi shfaqjen e tij të parë të turneut +–=÷× (shqiptohet “Matematika”) në Japoni të shtunën, dhe ndërsa gjithçka ishte duke lundruar pa probleme për turmën, Sheeran gati sa nuk pati një problem të madh, shkruan People.
Në një video të postuar në Instagram, Sheeran po përgatitej për të dalë në skenë në Kyocera Dome në Osaka, Japoni, dhe ndërsa ngjitej me vrap në shkallët, ai ra në gjunjë – me kitarën në dorë. Megjithatë, ai u rikuperua shpejt dhe filloi t’i binte kitarës për publikun e emocionuar përpara se të gjuante një buzëqeshje te kameramani nën skenë, i cili kishte kapur rënien.
“E bëra me stil”, e ka përshkruar Sheeran videon.
View this post on Instagram